Ilir Meta kërkon lirimin, GJK kërkesën sot

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’.

Seanca do të nisë në orën 9:30.

Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Meta është në burg, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK ka kaluar dosjen për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Me të njëjtat akuza përballet dhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

Scroll to Top