Ilir Meta: Seanca e radhës, SPAK paraqet prova

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 29 janar seancën gjyqësore për ish-presidentin dhe aktualisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Seanca e radhës u mbajt sot, ku SPAK akuzon ish-kreun e shtetit për vepra penale si lobimi i ish-LSI-së në SHBA, fshehje pasurie dhe çështjen CEZ-DIA.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë seancës së sotme (22 janar), prokurorët kanë paraqitur pjesë të parashtrimeve të tyre nga aktet e dosjes penale. Ka pasur debate mes palëve lidhur me provat, pasi avokati i ish-presidentit ka pretenduar mungesë faktesh.

Pas përfundimit të seancës, mbrojtësi i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se “kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur”.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024. Ai nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka akuzuar Policinë për rrëmbim të dhunshëm.

Scroll to Top