Enrik Banushi largohet nga drejtimi i Illyrian Guard
Enrik Banushi është larguar nga posti i drejtorit të shoqërisë policore Illyrian Guard.
Sipas burimeve paraprake, pas tij në këtë detyrë është emëruar ish-drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Florenc Spaho.
Florenc Spaho ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste në Elbasan që nga viti 2019. Megjithatë, në zgjedhjet e 11 majit të vitit të kaluar, ai nuk arriti të merrte mandatin, pavarësisht se grumbulloi 3,095 vota.
Më 22 korrik të këtij viti, Spaho u emërua në krye të QSUT-së, por pas vetëm dy muajsh në këtë detyrë, ai dha dorëheqjen.
Shoqëria “Illyrian Guard”, e themeluar në vitin 2019, është e para shoqëri aksionere me kapital 100% shtetëror. Ajo ofron shërbime sigurie dhe ruajtjeje fizike për institucione të rëndësisë së veçantë, si dhe për biznese dhe ndërmarrje private.
