Mër. Sht 26th, 2018

Impiantet fotovoltaike në zhvillim – ERE rishikon çmimin për blerjen e energjisë

TIRANË, 13 shtator .- Tregu i prodhimit të energjisë nga dielli ka hyrë në një fazë të re zhvillimi vitet e fundit, favorizuar nga interesi në rritje i biznesit për t’u licencuar në ndërtimin e impianteve fotovoltaike.

Në këto kushte Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur procedurat për rishikimin e çmimit të blerjes së energjisë së prodhuar nga impiantet me fuqi të instaluar deri në 2 MW.

Aktualisht ky çmim është 100 euro/MWH, çka nxiti shumë investitorë t’i hedhin sytë nga prodhimi i energjisë elektrike nga dielli.

Aktualisht janë dhënë 6 licenca, që i kanë hapur rrugën ndërtimin të impianteve fotovoltaikë, ndërkohë që kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti kërkoi hartimin e një plani të veçantë mbi monitorimin e ecurisë së punës në terren.

Sipas vendimit të vitit 2017 çmimi i blerjes së energjisë nga impiantet eolike me fuqi të instaluar deri në 3 MW është 76 euro/mwh. /e.xh//a.g/

Kategori