Manja tregon se imuniteti i Ballukut do të ruhet: Hetimi është i mundur
Ndërsa u sqaruan qëndrimet e Partisë Demokratike sot në Këshillin e Mandateve, dalin detaje edhe lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste për çështjen Balluku. Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për BalkanWeb qëndrimin e Ulsi Manjës gjatë mbledhjes.
Manja deklaroi se masat e marra deri tani nga SPAK për zv.kryeministren janë të mjaftueshme. “Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun janë të mjaftueshme për hetimin”, tha Manja.
Ndryshe nga ky qëndrim, opozita kërkoi që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e saj.
