Incident i rëndë me armë zjarri në një konvikt të Universitetit Shtetëror të Oklahomës, raportohet për viktima dhe të plagosur
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në një nga konviktet e Universitetit Shtetëror të Oklahomës. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 03:40.
Sipas njoftimeve paraprake nga autoritetet, si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën disa persona, përfshirë edhe një student. Megjithatë, numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spital.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.