Incident në Zyrën Ovale: Drejtues Farmaceutik humb ndjenjat

PAMJE: Një person i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Momente dramatike u përjetuan në Zyrën Ovale të enjten pasdite, gjatë një konference për shtyp të Presidentit të SHBA, Donald Trump, e cila trajtonte uljen e madhe të çmimeve që kompanitë farmaceutike “Novo Nordisk” dhe “Eli Lilly” do të ofrojnë për produktet e humbjes së peshës, si një kontribut në luftën kundër obezitetit.

Ndërsa po fliste David Rix, CEO i kompanisë “Eli Lilly”, pamjet treguan Gordon Findlay, një drejtues i kompanisë farmaceutike “Novo Nordisk”, duke humbur ndjenjat dhe duke u rrëzuar pranë presidentit amerikan. Zyrtarët në vendngjarje arritën të ndihmonin Findlay, i cili mban postin e shefit për tregun amerikan pranë kompanisë “Novo Nordisk”. Stafi më pas largoi personat dhe mediat nga Zyra Ovale, ndërsa transmetimi u ndërpre.

Mediat amerikane konfirmojnë se ai mori ndihmë të menjëhershme mjekësore, megjithëse gjendja e tij pas incidentit nuk është ende e qartë. Më herët gjatë konferencës, Donald Trump kishte njoftuar marrëveshjen me kompanitë farmaceutike, të cilat synojnë uljen e çmimeve të ilaçeve për humbje peshe, duke e ulur koston në 150 dollarë në muaj për disa pacientë.

Scroll to Top