Infermieri shqiptar arrestohet në Milanos për krime burgu

Infermieri shqiptar arrestohet në burgun e Milanos

Një infermier me origjinë shqiptare, i punësuar në burgun e Milanos, është arrestuar nga autoritetet italiane dy ditë më parë. Ai akuzohet se gjatë turnit të punës furnizonte periodikisht të dënuarit e institucionit të quajtur “Burgu i Operas” me sende të ndaluara. Kryesisht, këto shërbime i ofronte bashkëatdhetarëve të tij.

Rasti i flagrancës lidhet me një shqiptar të cilit iu dorëzuan sendet e paligjshme. Më parë, infermieri kishte pasur një takim me një 44-vjeçar shqiptar në Milano për të marrë një “paketë” që do të dërgohej brenda burgut. Përmbajtja e paketës përfshinte pesë telefona celularë, një karikues me disa përshtatës dhe 1.700 euro në kartëmonedha 20 dhe 50 euro.

Efektivët e policisë kishin pasur dyshime për lëvizjet dhe aktivitetin e tij dhe e kishin mbajtur nën vëzhgim. Sipas akuzave, sendet e sekuestruara ishin të destinuara për të burgosurin Shemsi Karaj, gjithashtu një 32-vjeçar shqiptar. Ky i fundit po vuan dënimin, i cili përfundon në nëntor 2027, për rreth tridhjetë raste vjedhjesh banesash të kryera në zonën e Bergamos dhe provinca të tjera të Lombardisë, midis 6 nëntorit dhe 9 dhjetorit 2016.

Scroll to Top