Mër. Tet 17th, 2018

Integrimi, Meta: Zbatim pa vonesë i 5 prioriteteve kyçe

TIRANË, 10 Tetor . – Domosdoshmëri zbatimi pa vonesë i 5 prioriteteve kyçe, të cilat kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, theksoi sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Europian, Christian Danielsson.

Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projekt-rezolutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Kreu i Shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të shumëfishuara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit.

Presidenti bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar dhe strukturuar për t’u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës.

/gj.mima/ /a.g/

Kategori