Interi do të shesë Kristjan Asllanin, Beshiktashi kërkon ulje të klauzolës
Beshiktashi nuk e shfrytëzoi klauzolën për të blerë kartonin e Kristjan Asllanit deri në datën 15 qershor, klauzolë e cila ishte vendosur në vlerën e 11 milionë eurove. Megjithatë, klubi turk nuk heq dorë nga mesfushori shqiptar dhe do të kërkojë një ulje të çmimit nga Interi.
Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, Beshiktashi vazhdon të shprehë interes për Asllanin. Nga ana tjetër, Interi është i gatshëm ta shesë lojtarin, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Kristjan Kivu.
Vetë Asllani ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Beshiktashi, duke u shprehur më 3 qershor pas ndeshjes me Luksemburgun: “E ardhmja? Nuk e di. Beshiktashi ka të drejtë blerje deri më datë 15. Jam gjetur shumë mirë atje, kam luajtur të gjitha ndeshjet. Shpresoj të rri atje. Nuk i dihet.”
