Interi shmang borxhin 30M€, vendimi KAS konfirmohet

FC Internazionale Milano ka shmangur detyrimin financiar prej 30 milionë eurosh ndaj Sportingut të Lisbonës, pasi çështja ligjore rreth lojtarit João Mário është mbyllur në favor të klubit italian.

Situata filloi në vitin 2022, kur Sporting Lisbona i kërkoi Interit shumën prej 30 milionë eurosh, lidhur me transferimin e João Marios te Benfica. Ky pretendim bazohej në një klauzolë të caktuar në kontratën e lojtarit, kur ai u bë pjesë e ekipit të parë të Sportingut në vitin 2016.

Organi më i lartë i drejtësisë sportive, FIFA, i dha të drejtë Interit, duke refuzuar kërkesën e Sportingut. Kjo vendimmarrje u konfirmua edhe nga Dhoma e Arbitrazhit Sportiv (KAS), ku Sportingu Lisbona humbi apelimin.

Sportingu Lisbona nuk arriti të aktivizonte klauzolën që lidhte João Marios me klubet e tjera portugeze. Konfirmimi i fundit nga Interi tregon se Sportingu nuk e ka apeluar vendimin e KAS brenda afateve ligjore, duke mbyllur përfundimisht këtë çështje.

Scroll to Top