Irani raporton numrin e viktimave: 1230 persona të vrarë nga sulmet e SHBA dhe Izraelit
Agjencia zyrtare e lajmeve ‘Irna’ e Iranit ka raportuar sot, më 5 mars, se 1230 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i bombardimeve të cilësuara si amerikane dhe izraelite kundër Iranit, të cilat kanë nisur të shtunën. Agjencia Franceze e Shtypit (AFP) nuk ka mundur të verifikojë numrin e saktë të viktimave në momentin e raportimit.
Numërimi i mëparshëm, i bërë të mërkurën, raportonte 1045 viktima, përfshirë civilë dhe ushtarakë. ‘Irna’ citoi një deklaratë nga Fondacioni i Martirëve dhe Veteranëve, ku thuhej: “Numri i martirëve nga sulmi ushtarak arriti në 1230 më 5 mars.”
Më herët, edhe Gjysmëhëna e Kuqe kishte raportuar për një numër të lartë viktimash që nga e shtuna, dita kur raportohet se ka filluar konflikti mes SHBA-Izrael dhe Iranit. Mes viktimave të raportuara përmenden edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, disa anëtarë të familjes së tij, si dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe Gardës Revolucionare.
