Iran akuzon SHBA e Izraelin per vrasjen e shefit te inteligjences IRGC

Irani njofton vrasjen e shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka njoftuar se shefi i tyre i inteligjencës, Majid Khademi, është vrarë. Sipas një deklarate të publikuar nga mediat iraniane, Khademi u vra këtë mëngjes dhe Irani akuzon Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se e kanë shënjestruar atë.

Majid Khademi kishte zëvendësuar Mohammad Kazemi-n, i cili gjithashtu u vra në një sulm izraelit më 15 qershor 2025, gjatë një konflikti 12-ditor mes Iranit dhe Izraelit.

Në shkurt të vitit të kaluar, pas protestave vdekjeprurëse antiqeveritare të zhvilluara në janar, Khademi kishte akuzuar Presidentin amerikan Donald Trump për nxitjen e asaj që zyrtarët iranianë e kishin përshkruar si një strategji “vrasjeje të inskenuar”. Kjo strategji, sipas tij, synonte rritjen e numrit të viktimave për të justifikuar një ndërhyrje ushtarake të huaj.

Në atë kohë, Khademi kishte pohuar se më shumë se 10 shërbime të huaja inteligjente, përfshirë njësinë izraelite të luftës kibernetike dhe njësinë e inteligjencës 8200, kishin luajtur rol në protestat që përfshinë Iranin.

Scroll to Top