Iran: Alarm sigurie, milicët kërcënojnë protestuesit

Sky News: Teherani në alarm, milicët paralajmërojnë kundër protestave

Mediumi britanik Sky News ka raportuar nga Teherani, duke ngritur shqetësime për sigurinë e protestuesve të mundshëm në Iran. Sipas një deklarate nga një mjek në kryeqytetin iranian, fundi i regjimit islamik nuk duket se po afron, pavarësisht sulmeve të SBHA-ve dhe Izraelit.

Mjeku shpjegon se në rrugët e Teherani ka një prani të shtuar të milicëve të regjimit, të cilët kanë paralajmëruar kundër organizimit të protestave. Këta milicë kanë deklaruar se “protestuesit mund të vriten lehtësisht”. Për pasojë, “njerëzit e zakonshëm tani po qëndrojnë në shtëpi sepse mendojnë se ky është vendi më i sigurt për të qëndruar”.

Scroll to Top