Hën. Gus 20th, 2018

IRAN – Rohani: Negociatat nën hijen e sanksioneve amerikane nuk kanë kuptim

TEHERAN, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani e gjykoi sot të palogjikshme kërkesën e bërë nga SHBA-ja për negociata ndërkohë që ky vend është duke vendosur sanksione ekonomike kundër Iranit.

“Të bashkosh negociatat me sanksionet është e palogjikshme. Ata i kanë imponuar sanksione fëmijëve, të sëmurëve dhe kombit iranian”, theksoi ai gjtë një interviste në televizion.

Presidenti Rohani akuzoi gjithashtu SHBA-në se është duke zhvilluar një “luftë psikologjike” kundër vendit të tij.

“Ata duan të zhvillojnë një luftë psikologjike kundër kombit iranian dhe të shkaktojnë tensione mes iranianëve”, tha ai. /G.S/

Kategori