Pre. Tet 19th, 2018

IRAN – Zarif: Trump, Netanyahu dhe Ben Salmane ‘’të vetmit’’ kundër Iranit

TEHERAN, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Lideri amerikan, Donald Trump, sauditi Mohammed Ben Salmane dhe izraeliti Benjamin Netanyahu janë të ”veçuar” në qëndrim e tyre kundër Iranit, u shpreh sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

”Sot, mbarë bota deklaroi se nuk ishte më dakort me politikën amerikane kundër Iranit” u shpreh Zariff gjatë një fjalimi, cituar nga agjencia e lajmeve ”ISNA”.

Në prag të rikthimit të sanksioneve amerikane ndaj Iranit, pasojë e tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja historike e 2015 për bërthamoren, Zarif pranoi se vendi ndodhej në një periudhë të vështirë.

Sigurisht, intimidimi amerikan dhe presionet politike mund të shkaktojnë kaos, por fakt është që në botën aktuale, Amerika është e ”veçuar”.

Arabia Saudite dhe Izraeli, rivalët kryesorë rajonalë të Iranit renditen në mesin e të vetmeve shtete që mbështesin hapur rivendosjen e sanksioneve amerikane./

/v.b/

Kategori