Lufta në Iran dhe përshkallëzimi i sulmeve! A pranon Mojtaba Khamenei negociata me SHBA?
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mund të ketë rënë dakord të negociojë me Shtetet e Bashkuara, duke shënuar një hapje diplomatike mes konfliktit të vazhdueshëm.
Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta izraelite Yedioth Ahronoth, cituar nga Al Arabiya, Mojtaba Khamenei ka miratuar bisedimet dhe po punohet drejt një marrëveshjeje të mundshme.
Raporti sqaron më tej se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka informuar të dërguarin e SHBA-së, Steve Witkoff, se Udhëheqësi Suprem ka miratuar bisedimet, të cilat synojnë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.
