Irani ekzekuton kampionin e mundjes, 19-vjeçarin Saleh Mohammadi, i cili u arrestua gjatë protestave
Ndërkohë që konflikti vazhdon dhe bombardimet nuk ndalen, regjimi iranian nuk lëshon pe në terrorin dhe shtypjen e tij. Është raportuar se kampioni i mundjes, 19-vjeçari Saleh Mohammadi, i cili u arrestua së bashku me dy persona të tjerë gjatë protestave të muajit janar, është ekzekutuar.
Saleh Mohammadi, një yll në ngritje nga Qom, dyshohet se është torturuar dhe më pas ekzekutuar, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
“Ekzekutimi i tij ishte një vrasje e hapur politike, pjesë e planit të Republikës Islamike për të synuar atletët për të shtypur disidentët dhe për të terrorizuar shoqërinë,” deklaroi Nima Far, një aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atlete iraniane, për Fox News.
Një postim në Twitter nga Masih Alinejad shkruante: “Emri i tij është Saleh Mohammadi, mundës 19-vjeçar. Ai u var sot në Iran për krimin e protestës në janarin e kaluar dhe kërkesën për liri.”
