Irani-Garda Revolucionare kundër Netanyahu: Po ndërtojmë raketa

Garda Revolucionare i përgjigjet Netanyahut: Vazhdojmë të ndërtojmë raketa balistike

Një zëdhënës i Gardës Revolucionare i është përgjigjur në mëngjesin e së premtes pretendimeve të Benjamin Netanyahut, se Irani nuk mund të prodhojë më raketa balistike.

Gjenerali Ali Mohammad Neini pretendoi se ata do të vazhdojnë të prodhojnë raketa balistike edhe në kushte lufte. Duke folur për saktësinë e goditjeve, gjenerali iranian pohoi se industria e raketave merr “20 pikë” dhe se nuk ka asnjë shqetësim pasi ata vazhdojnë të prodhojnë raketa edhe në kushte lufte, duke shtuar se kjo është “e mahnitshme” dhe nuk ka problem me rezervat.

Gjenerali iranian tha gjithashtu se lufta do të vazhdojë. “Populli pret që lufta të vazhdojë derisa armiku të jetë shteruar plotësisht. Kjo luftë duhet të përfundojë kur hija e luftës të largohet nga vendi ynë,” tha ai.

Të enjten në mbrëmje, Benjamin Netanyahu deklaroi se pas 20 ditësh mund t’ju njoftoj se Irani sot nuk ka aftësi pasurimi të uraniumit, as aftësi për të prodhuar raketa balistike.

Scroll to Top