Irani gatë për bisedime bërthamore, por vendos vija të kuqe

Programi bërthamor: Zyrtari iranian thotë se janë të gatshëm për bisedime me SHBA, por Teherani vendos disa vija të kuqe për raketat.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka deklaruar se Irani ka treguar gatishmëri për rifillimin e bisedimeve për çështjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, nga ana tjetër, janë vendosur disa linja të kuqe sa i përket programit të raketave të Teherit.

Në një deklaratë nga Stambolli, Araqchi u shpreh se Teherani do të ishte gati për të rifilluar bisedimet me Uashingtonin nëse ato do të zhvilloheshin në mënyrë “të drejtë dhe të barabartë”.

Zyrtari iranian gjithashtu shtoi se është i hapur për masa që ndihmojnë në ndërtimin e besimit lidhur me programin bërthamor, por theksoi se qëndrimi ushtarak i Iranit nuk është i negociueshëm.

“Kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe raketat nuk do të jenë kurrë subjekt i negociatave,” ka thënë ai.

Scroll to Top