VIDEO/ Lufta në Lindjen e Mesme: Raketat iraniane godasin rafinerinë në Haifa të Izraelit
Konflikti në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet. Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se Irani ka lëshuar raketa drejt rafinerisë Bazan në Haifa të Izraelit.
Autoritetet njoftuan se fragmente raketash shkaktuan dëme në objektet përreth, ndërsa nuk pati të lënduar.
Pamjet tregojnë tym që ngrihet nga rafineritë e naftës në Haifa pas sulmit më të fundit me raketa balistike nga Irani.
