Irani kërkon garanci për t’i dhënë fund luftës

Përshkallëzimi i konfliktit: Presidenti i Iranit shprehet se janë gati t’i japin fund luftës, por kërkojnë garanci

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, duke komentuar situatën e luftës, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm për t’i dhënë fund konfliktit, por në këmbim kërkon garanci.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, Pezeshkian zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Gjatë kësaj bisede, ai theksoi nevojën për garanci që do të parandalojnë përsëritjen e sulmeve të mëtejshme.

“Ne kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund këtij konflikti, me kusht që të plotësohen kushtet e nevojshme, veçanërisht garancitë për të parandaluar përsëritjen e sulmit”, tha Pezeshkian.

Scroll to Top