Irani lehtëson kalimin e ndihmave humanitare në Ngushticën e Hormuzit

Teherani lehtëson masat shtrënguese në Ngushticën e Hormuzit, do të lejojë kalimin e ndihmave humanitare

Ambasadori i Iranit në OKB ka njoftuar se vendi i tij do të lehtësojë kalimin e ndihmave humanitare përmes Ngushticës së Hormuzit.

Sipas ambasadorit Ali Bahreini, Teherani ka miratuar një kërkesë nga Kombet e Bashkuara për të lejuar dërgesa të sigurta të ndihmave humanitare dhe ushqimore përmes kësaj rruge ujore strategjike.

“Kjo masë reflekton angazhimin e vazhdueshëm të Iranit për të mbështetur përpjekjet humanitare dhe për të siguruar që ndihma thelbësore të arrijë tek ata që kanë nevojë pa vonesë,” ka deklaruar ambasadori në platformën X.

Më herët, OKB-ja bëri të ditur se po ngrihej një grup pune për të hartuar një mekanizëm që do të siguronte vazhdimësinë e tregtisë përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo ngushticë, nga e cila kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, është ndikuar nga lufta, duke sjellë probleme globale të furnizimit dhe rritje të çmimeve.

“Veprimi i menjëhershëm është thelbësor për të zbutur këto pasoja,” theksoi zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Scroll to Top