Ministria e Jashtme iraniane: Nuk kemi negociuar me SHBA, por kemi dërguar mesazhe
Situata në Iran, si pasojë e luftës, vijon të mbetet e tensionuar. Ministria e Jashtme iraniane ka deklaruar se nuk ka negociuar me Shtetet e Bashkuara, por ka dërguar mesazhe.
“Ne nuk kemi zhvilluar asnjë negociatë me Shtetet e Bashkuara gjatë 31 ditëve të luftës”, tha Ministria e Jashtme iraniane, duke shtuar se ka pasur komunikim me ndihmën e vendeve të treta.
Mediat raportojnë se Teherani pranoi se kishte marrë një kërkesë për negociata të shoqëruara me propozime amerikane, të cilat i arritën përmes disa ndërmjetësve, përfshirë Pakistanin.
Në fund të deklaratës së saj, Ministria thekson se vendi do të shtojë mbrojtjen, pasi po përballet me një agresion të vazhdueshëm amerikan.
“Pozicioni ynë është i qartë: ne i kushtojmë të gjitha përpjekjet tona mbrojtjes së sovranitetit tonë në mes të agresionit të vazhdueshëm amerikan”, përfundon Ministria.
