Presidenti i Iranit: Ka përpjekje për ndërmjetësim, por s’kemi probleme me mbrojtjen
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka sugjeruar se po bëhen përpjekje për uljen e tensioneve në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme.
Ai u shpreh në rrjetet sociale: “Disa vende kanë filluar përpjekjet e ndërmjetësimit. Jemi të përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon, por nuk hezitojmë të mbrojmë dinjitetin dhe sovranitetin e kombit tonë. Ndërmjetësimi duhet t’u drejtohet atyre që e nënvlerësuan popullin iranian dhe e ndezën këtë konflikt.”
Pezeshkian është pjesë e këshillit udhëheqës prej tre personash, i formuar për të qeverisur Iranin në mënyrë të përkohshme pas vdekjes së udhëheqësit suprem të shtunën e kaluar.
