Irani ka dërguar një paralajmërim drejt Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas një letre nga Misioni i Përhershëm i Iranit në OKB, Teherani zyrtar ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm se në rast të një agresioni ushtarak, bazat, objektet dhe asetet e forcave armike në rajon do të konsiderohen objektiva legjitime për sulme.
Dokumenti thekson se retorika e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kundër Iranit sinjalizon një kërcënim real të agresionit ushtarak. Megjithatë, letra nënvizon gjithashtu se Teherani nuk po kërkon luftë.
Gjithashtu, dokumenti shton se Irani do të përgjigjet me vendosmëri nëse bëhet shënjestër e një sulmi ushtarak.
