Irani pas deklaratës Trump: Mojtaba Khamenei shëndetmirë

Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është në gjendje të mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për “Alaraby Aljadeed” se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të situatës, duke hedhur poshtë kështu spekulimet për mungesën e tij publike që nga emërimi më 8 mars.

Araghchi shtoi se Irani mbështet çdo iniciativë rajonale që çon në një fund të drejtë të luftës dhe bëri të ditur se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë, përveç anijeve amerikane dhe atyre të aleatëve të SHBA-së.

Ai theksoi gjithashtu se deri më tani nuk ka ndonjë iniciativë të veçantë në tavolinë për t’i dhënë fund luftës.

Scroll to Top