Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm
Presidenti amerikan Donald Trump ka caktuar të martën (7 prill) afatin e fundit për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Reagimi i Trump erdhi pasi Irani refuzoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim 45-ditor, me argumentin se nevojitej një paqe e përhershme.
“Nesër është afati i fundit. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm”, deklaroi mes të tjerash Trump, teksa mbërriti në Shtëpinë e Bardhë.
Irani ka refuzuar propozimin e paraqitur nga Pakistani për një armëpushim 45-ditor të luftimeve me SHBA-të, me argumentin se nevojitet paqe e përhershme. Teherani ka propozuar një plan me 10 pika, për t’i dhënë fund luftimeve. Ky protokoll, sipas zyrtarëve vendas, do të mundësonte kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve.
Po ashtu, në planin me 10 pika të Iranit, veç fundit të përhershëm të luftimeve, bën pjesë edhe rindërtimi i vendit.
