Irani-SHBA: Trump mohon marrëveshjen, akuzon Iranin

Irani publikon detaje nga marrëveshja e paqes me SHBA-në, Trump e cilëson “fake news”

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj Iranit përmes një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të detajeve të marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe Uashingtonit zyrtar. Trump deklaroi se publikimet janë “fake news” dhe “patetike”, pasi nuk përkojnë me realitetin.

Presidenti Trump dënoi gjithashtu sulmin me dron të Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

“Kushtet që Irani zbuloi janë lajme të rreme, nuk kanë të bëjnë me kushtet për të cilat u ra dakord me shkrim. Ajo që thanë ata, përfshirë deklaratën e tyre të dobët dhe patetike për arritjen e një marrëveshjeje, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Njerëz shumë të pandershëm për të pasur të bëjmë me ta. Nuk ka të bësh marrëveshje me mirëbesim me ta. E çuditshme! Gjithashtu, sulmi i tyre me dron kundër anijeve indiane që po largoheshin nga ngushtica e Hormuzit është plotësisht i papranueshëm,” shkroi Trump.

Sipas raportimeve të gazetës libaneze Al-Akhbar, e afërt me Hezbollahun, marrëveshja parashikon ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake izraelite në territorin e Libanit, si dhe tërheqjen e forcave izraelite nga zonat që aktualisht kontrollohen në jug të vendit.

Më herët, agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, njoftoi se administrimi i ardhshëm i Ngushticës së Hormuzit do të zgjidhet si “një çështje rajonale përmes dialogut dhe vendimmarrjes së përbashkët midis Teheranit dhe Omanit”.

IRNA raportoi se Uashingtoni zotohet të mos rrisë forcat e tij të armatosura në rajon dhe të mos vendosë sanksione të reja gjatë negociatave.

Scroll to Top