Irani shtyn funeralin e Khameneit
Irani ka njoftuar shtyrjen e funeralit shtetëror të udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ishte planifikuar të mbahej sonte në Teheran. Shtyrja vjen për shkak të pjesëmarrjes së pritshme të paprecedentë, teksa vendi përballet me pasojat e sulmeve masive izraelito-amerikane.
Ceremonia e lamtumirës është shtyrë dhe një datë e re do të shpallet më vonë, sipas raportimeve të televizionit iranian. Khamenei ndërroi jetë gjatë sulmeve amerikano-izraelite gjatë fundjavës.
Këshilli Koordinues në Teheran deklaroi se funerali i Khameneit u shty për t’i dhënë kohë zgjerimit të infrastrukturës së nevojshme, për shkak të kërkesës së madhe për pjesëmarrje nga e gjithë vendi. Sipas mediave, Xhamia e Madhe e Teheranit do të ishte vendi ku do të zhvillohej ceremonia. Megjithatë, për shkak të dëshirës së përhapur të qytetarëve për të marrë pjesë dhe nevojës për të siguruar infrastrukturën e përshtatshme, ngjarja u shty.
Është theksuar se mëngjesin e sotëm ishte njoftuar se sonte në Teheran do të mbahej një ceremoni lamtumire përballë trupit të Ali Khameneit, i cili humbi jetën në moshën 86-vjeçare gjatë një goditjeje. Pritet që ai të varroset në qytetin e shenjtë të Mashhadit, vendlindjen e tij.
