Trump: Irani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë, “shkatërruam urën e tyre më të madhe”
Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, ka theksuar se ka ardhur momenti që Irani të arrijë një marrëveshje. Ai shkroi: “ËSHTË KOHA QË IRANI TË BËJË NJË MARRËVESHJE PARA SE TË JETË SHUMË VONË”.
Trump publikoi gjithashtu pamje filmike, të cilat ai i cilësoi si demonstrim të shkatërrimit të urës më të madhe në Iran, duke e paraqitur këtë si një paralajmërim për Teheranin.
