Akuzohet për vrasjen e gruas/ Arrestohet ish-bashkëshorti i Jill Biden, William Stevenson
William Stevenson është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, e cila u gjet e pajetë në dhomën e ndenjes të banesës së tyre.
Sipas mediave ndërkombëtare, William Stevenson, ish-bashkëshorti i Jill Biden, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së parë.
Siç raporton NBC News, 77-vjeçari ndodhet në paraburgim pas akuzave në lidhje me vdekjen e Linda Stevenson.
Shkaku i vdekjes nuk dihet ende, ndërsa autoritetet kanë zgjeruar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Martesa e William Stevenson me Jill Biden zgjati pesë vjet dhe përfundoi me divorc në maj të vitit 1975.
