Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, nën hetim nga SPAK

Pas dy orësh, del nga SPAK personi i akuzuar për tentativë hakerimi.

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot, më 23 dhjetor, në Prokurorinë e Posaçme, pasi është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Ismaili qëndroi rreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai akuzohet për veprat penale:

  • Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
  • Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal
  • Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Ai u thirr gjithashtu për t’u marrë në pyetje lidhur me tentativën e hakërimit të SPAK edhe më datë 2 tetor të këtij viti.

Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme mori informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Megjithatë, nuk u arrit të ndërhyehej në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili, sipas SPAK, mbeti i pacënuar falë masave të sigurisë.

Scroll to Top