Ish-futbollisti Fabio Macellari dënohet me burg për drogë

Ish-futbollisti italian Fabio Macellari, ish-mbrojtës i njohur, është përsëri nën vëzhgimin e autoriteteve italiane për shkak të problemeve të vazhdueshme me substancat narkotike. Këtë herë, ai do të vuajë dënim me burg për këtë arsye.

Gjykata e Piaçencës e ka dënuar Macellarin me 8 muaj burg dhe 1800 euro gjobë, pasi e shpalli fajtor për shpërndarje lëndësh narkotike. Ky vendim vjen si pasojë e një hetimi të nisur në vitin 2019.

Ish-mbrojtësi kishte pranuar prej vitesh varësinë e tij ndaj drogës dhe përdorimin e kokainës, por gjithmonë e kishte mohuar të ishte shpërndarës.

Provat e paraqitura në gjykatë kanë treguar se ish-futbollisti, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Kaljari, Inter, Leçe dhe Bolonja, kishte pasur rolin e shpërndarësit për një person të tretë. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera të ngjashme.

Scroll to Top