Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në SPAK, pasi është marrë nën hetim zyrtarisht.
Hetimet kanë nisur pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë. Procedurat po ndiqen nga SPAK në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij.
