Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur në SPAK.
Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Deputeti socialist mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10 të paradites së sotme, 25 nëntor. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij nga Prokurorët e posaçëm.
