Die. Sht 23rd, 2018

Ish-trajneri i Francës: Mbappe është fenomen, ai i frikëson kundërshtarët

Laurent Blanc, ish-trajner i paris SG dhe kombëtares franceze, nuk i ka kursyer lavdërimet për ‘yllin’ e gjelave Kylian Mbappe. Në prag të gjysmëfinales ndaj Belgjikës të martën, Blanc ka piketuar 19-vjeçarin si një nga lojtarët kyç të ekipit, të cilin e cilëson të ngjashëm me atë të 1998 kur fitaun Botërorin.

“Mendimi im mbi këtë lojtar nuk ka ndryshuar në 10 muajt e fundit: ai është një fenomen!” -shprehet Blanc për Le Parisien. “Kjo nuk do të thotë se ai do të na bëjë të fitojmë gjatë gjithë kohës.

Ai është një djalë që frikëson kundërshtarët. I gjithë ekipi ka përfituar nga frika që kanë të tjerët për Mbappe. Por kujdes, edhe Belgjika ka një fenomen në ekip dhe ai është Eden Hazard.”

(InfoPasqyra/BW)

Kategori