Ismajli, lideri që ringjall Torinon dhe Shqipërinë

Ringjallja e Torinos fillon nga Ismajli, mbrojtësi kuqezi kthehet në lider

Torino po përgatitet për një sfidë të rëndësishme ndaj Milanit. Qendërmbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, është kthyer në një lojtar kyç për mbrojtjen e Torinos, duke sjellë stabilitet në një repart që më parë kishte luhatje.

Edhe pse ka përballuar probleme fizike, sidomos dëmtime në kofshë që e kanë detyruar të mungojë në disa ndeshje, Ismajli mbetet një nga mbrojtësit më të besueshëm të skuadrës “granata”. Me ardhjen e D’Aversës, roli i Ismajlit është forcuar ndjeshëm pasi ai është vendosur në qendër të mbrojtjes me tre lojtarë dhe konsiderohet shtylla kryesore e repartit difensiv.

Ky ndryshim ka sjellë përmirësim të dukshëm në lojën e Torinos, me më pak gola të pësuar dhe më shumë ekuilibër në fushë.

Forma e mirë e Ismajlit është gjithashtu një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë, ku pritet të luajë një rol kyç në “Play Off”-in e 26 marsit ndaj Polonisë, duke ofruar jo pak siguri në prapavijën e kuqezinjve para këtij dueli. PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top