Mar. Gus 21st, 2018

ITALI – “Aquarius” me 141 persona në bord mbetet në brigjet e Libisë

ROMË, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Anija humanitare “Aquarius”, rikthyer në brigjet libiane, njoftoi vazhdimin e misionit të saj pasi kishte marrë 141 persona të shpëtuar dje në dy operacione.

“SOS Mediterrane” dhe “Mjekët pa Kufi” theksuan, nëpërmjet rrjetit social “Twitter” se anija e tyre qëndron në zonën e kërkimit dhe shpëtimit, e vëmendshme për ndonjë barkë tjetër në rrezik.

Gjatë një operacioni të dytë, “Aquarius” ka shpëtuar 116 persona, 67 prej të cilëve minorenë të pashoqëruar, kryesisht me origjinë nga Somalia dhe Eritreu.

Sipas OJQ-ve, barka e tyre prej druri, pa ujë dhe ushqime në bord, ndodhej 24 milje detare nga brigjet libiane, në veri të Abu Kammash.

Në mëngjes, anija kishte shpëtuar 25 imigrantë në brigjet e Libisë, në bordin e një barke të vogël prej druri, 26 milje detare nga brigjet libiane, në veri të Zuaras.

Në qershor, Aquarius kishte shpëtuar 630 migrantë në brigjet e Libisë.

Por ministri italian i Brendshëm, Matteo Salvini, drejtues i Ligës (ekstremi i djathtë) refuzoi të lejonte zbarkimin në Itali ashti si qeveria e Maltës./
/ec/

Kategori