Mër. Dhj 19th, 2018

ITALI – “Attila” e Verdit hap sezonin operistik më të rëndësishëm në botë

MILANO, 7 dhjetor . – Mbrëmja më e rëndësishme në botë e operas, që pritet të zhvillohet sot në mbrëmje do të hapet me veprën “Attila” të Giuseppe Verdi, me dirigjent Riccardo Chailly dhe regji të Davide Livermore.

Kjo mbrëmje, e shoqëruar me një darkë gala, është një prej momenteve kyçe të skenës lirike botërore dhe të jetës kulturore italiane, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti italian, Sergio Mattarella.

Sipas Livermore, “Verdi është kompozitori më aktual që mund të ekzistojë. Madje, as një reper nga Bronksi nuk është aq aktual sa ai (…) Ai synon gjithnjë të nxjerrë në dritë hipokrizinë dhe anën e errët të shoqërisë”.

“Attila është një  vepër operistike e jashtëzakonshme”, thekson Livermore, duke përmendur shembullin e skenës në të cilën Attila, mbreti i hunëve, një gjakatar i vërtetë, refuzoi një pakt tregtar duke dhënë një mësim të madh moral.

“Verdi paraqet një pasqyrë të pashmangshme në të cilën shoqëria mund të shohë hipokrizinë e botës”, gjykon regjisori.

Për të shpalosur aktualitetin e Verdit, regjisori e ka vendosur ngjarjen e hunëve në vitet 1900 në një shoqëri totalitare, duke i thënë lamtumirë kurorës dhe leshit të deleve por pa dhënë një konotacion të saktë të kohës. //a.i/

Kategori