Mër. Sht 26th, 2018

ITALI – Migrantët e bllokuar pranë Lampeduzës do të zbarkojnë në Siçili

ROMË, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Rreth 180 emigrantë të bllokuar prej katër ditësh në anijen ‘’Diciotti’’ të rojeve bregdetare italiane në brigjet e ishullit Lampeduza do të zbarkojnë në Katania (Siçili), njoftoi sot ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës.

”Anija ”Diciotti” do të zbarkojë në Katania. Burrat e guximshëm të rojes bregdetare bënë detyrën e tyre duke shpëtuar jetë njerëzore në 17 milje në Lampeduza. Tani Europa duhet të bëjë pjesën e saj sa më shpejt”, shkruan, Danilo Toninelli në Twitter.

Burime pranë ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, cituar nga mediat italiane, shprehen se ministri nuk do të japë asnjë autorizim për zbarkimin në tokë të anijes.

Salvini kërcënoi të dielën për të dërguar emigrantët drejt Libisë nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje europiane./

/v.b/

Kategori