Die. Dhj 16th, 2018

ITALI – Roma kërcënon me mbylljen e aeroporteve ndërkohë që Gjermania përgatit kthimin e migrantëve

ROMË, 7 tetor . – Roma ka kërcënuar se do të mbyllë aeroportet e vendit si përgjigje ndaj përgatitjes që po bën shteti jugor gjerman i Bavarisë për të deportuar një numër të madh migrantësh drejt Italisë.

“Nëse ndonjë në Berlin apo Bruksel planifikon të mbushë avionë me dhjetëra migrantë pa autorizim, ai duhet të dijë se asnjë aeroport nuk është dhe nuk do të jetë i disponueshëm”, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini.

“Ne do të mbyllim aeroportet ashtu siç mbyllëm portet”, theksoi kreu i ekstremit të djathtë në Itali.

Sipas burimeve nga aeroporti i Mynihut, autoritetet bavareze po planifikojnë deportimin e parë në shkallë të gjerë drejt Italisë të migrantëve të cilit kanë mbërritur në kufirin Gjerman por që janë regjistruar fillimisht në Itali. /G.S/

Kategori