Hën. Dhj 10th, 2018

ITALI – Roma pret ndihmë nga BQE-ja në rast të një krize financiare

ROMË, 8 tetor . – Ministri italian i Punëve të Jashtme, Paolo Savona pret që Banka Qendrore Europiane (BQE) të mbrojë vendin e tij nga ndonjë krizë financiare që mund të vijë nga plani buxhetor i diskutueshëm i Romës.

“Mendoj se në fund Draghi do të kujdeset për këtë, jo të kujdeset për Italinë, por të kujdeset për të shmanguar një krizë serioze në Europë”, tha Savona në një konferencë për shtyp të zhvilluar sot.

Italia po planifikon të rrisë deficitin, duke shkelur rregullat disiplinore të BE-së, duke shpresuar që të stimulojë rritjen ekonomike. /G.S/

Kategori