Enj. Nën 22nd, 2018

ITALI – Roma refuzon ndryshimin e projektbuxhetit edhe pas ultimatumit të BE-së

ROMË, 9 nëntor . – Italia nuk do të ndryshojë aspektet thelbësore të projektbuxhetit të saj pavarësisht ultimatumit të Komisionit Europian për ta bërë këtë, tha ministri italian i Financave, Giovanni Tria.

“Italia kërkon të vazhdojë një dialog konstruktiv me Brukselin por sigurisht që kolonat thelbësore dhe karakteristikat e buxhetit tonë do të konfirmohen”, tha Tria.

Italia planifikon të rrisë deficitin, duke shkelur rregullat e disiplinës buxhetore të eurozonës, por Komisioni i BE-së i ka kërkuar Romës të tërhiqet dhe të ndryshojë projektbuxhetin deri më 13 nëntor.

Mario Centeno, presidenti i panelit të ministrave të Financave në eurozonë, tha pas një takimi me Trian se vendet e tjera të eurozonës ndajnë të njëjtat kritika të Komisionit për Italinë. /G.S/ a.jor.

Kategori