Itali: Stuhi e fuqishme, dy persona të zhdukur në Friuli

Italia përballet me mot të keq, raportohen dy të zhdukur

Italia është përfshirë nga moti i keq, ku dy persona rezultojnë të zhdukur që nga mëngjesi i së hënës. Shkak është bërë një stuhi e fuqishme që ka goditur rajonin Friuli Venezia Giulia, në verilindje të Italisë, duke veçanërisht zonën e Brazzano-s.

Sipas mediave të huaja, personat e zhdukur janë një burrë 35-vjeçar dhe një grua e moshuar. Dyshohet se ata janë marrë nga ujërat e rrëmbimshme dhe balta pas shembjes së pjesshme të një ndërtese në Brazzano. Mësohet se 35-vjeçari kishte tentuar t’i vinte në ndihmë gruas së moshuar, por të dy janë rrëmbyer nga përmbytjet.

Forcat e Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit po punojnë intensivisht për kërkimin e dy personave të zhdukur. Megjithatë, puna e tyre është vështirësuar ndjeshëm për shkak të sasive të mëdha të baltës dhe mbeturinave që kanë bllokuar zonën.

Në qytetin e Gorizias, afër kufirit me Slloveninë, bizneset tregtare dhe banesat njëkatëshe janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë, shumë shkolla janë mbyllur dhe shumë rrugë janë bllokuar nga uji, duke krijuar vështirësi të mëdha për lëvizjen e qytetarëve.

Scroll to Top