Italia pret prej 12 vitesh të rikthehet në Botëror dhe sonte në mbrëmje ka një mundësi të artë për ta realizuar këtë objektiv. Sfida me Bosnjën pritet të dhurojë një spektakël të jashtëzakonshëm, ku nuk do të mungojnë tifozët e shumtë, por edhe zyrtarët më të lartë të futbollit.
Në tribunat e stadiumit “Bilino Polje” në Zenicë do të jenë të pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili mbërriti në aeroportin e Sarajevës vetëm disa orë më parë dhe u prit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Bosnjës, Vico Zeljkoviç. Ceferinit iu bashkua edhe zëvendëssekretari i UEFA-s, Xhiorxhio Marketi, një personazh i njohur në të gjitha shortet e organit më të lartë të futbollit evropian.
