VIDEO/ Dramë në futboll: Italia jashtë Botërorit, historia bëhet nga Bosnja. Të gjitha rezultatet
Italia nuk do të marrë pjesë në Botëror, duke u eliminuar sërish. Kombëtarja, e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, humbi në finalen e “Play Off”-it kundër Bosnjës dhe Hercegovinës pas ekzekutimit të penalltive, duke i lënë këta të fundit të shkruajnë një faqe historie.
Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Në lotarinë e penalltive, vendasit treguan më shumë qetësi, duke triumfuar me rezultatin 4-1.
Në sfidat e tjera, Suedia mundi Poloninë 3-2, ndërsa Çekia gjithashtu fitoi pas ekzekutimit të penalltive kundër Danimarkës, duke siguruar kështu një biletë për në Botërorin e vitit 2026.
REZULTATET E TË GJITHA SFNADAVE:
- BOSNJË DHE HERCEGOVINË – ITALI 1-1 (Kualifikohet Bosnja 4-1 me penallti)
- Golat: Tabakoviç 79′ / Ken 15′
- Kartoni i kuq për Bastonin.
- SUEDIA – POLONI 3-2 (Kualifikohet Suedia)
- Golat: Elanga 20′, Lagerbielke 44′, Gyokeres 88′ / Zalevski 33′, Sviderski 55′
- ÇEKI – DANIMARKË 2-2 (Kualifikohet Çekia 3-1 me penallti)
- Golat: Sulç 3′, Krejci 100′ / Andersen 72′, Hogh 111′
LEXO EDHE:
- KOSOVË-TURQI: FORMACIONET ZYRTARE
- BOSNJË DHE HERCEGOVINË – ITALI
- SUEDIA – POLONI
- ÇEKI – DANIMARKË
PANORAMASPORT.AL
