Italia refuzon ftesën e Donald Trump për Bordin e Paqes
Italia ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, arsyeja kryesore për këtë vendim është neni 11 i Kushtetutës italiane. Ky nen lejon Italinë të marrë pjesë në organizata ndërkombëtare që promovojnë paqen, por vetëm në “kushte të barabarta me shtetet e tjera”. Media italiane vlerëson se ky kusht bie në kundërshtim me natyrën dhe funksionimin e Bordit të Paqes.
Edhe pse Kryeministrja Giorgia Meloni pritet të marrë pjesë në takimin e Davosit, ajo është gjithnjë e më e vetëdijshme se nuk mund të nënshkruajë në emër të Italisë për pranim në bord, përtej tarifës së anëtarësimit të kërkuar.
Një tjetër faktor, i cili u diskutua vonë gjatë mëngjesit nga Kryeministrja në një takim me Zëvendëskryeministrat Matteo Salvini dhe Antonio Tajani, si dhe Ministrin Guido Crosetto, është procesi i ratifikimit të traktateve ndërkombëtare. Ky proces kërkon miratimin e Parlamentit përmes një ligji të zakonshëm, dhe për këtë nuk ka kohë të mjaftueshme në dispozicion, sipas raportimit të medias italiane.
