FOTO+VIDEO/ Tifozja e zjarrtë e Kroacisë publikon këngën e saj të parë, Ivana Knoll i “tërbon” fansat me veshjet provokuese
Ivana Knoll, muza e famshme e Kroacisë, vijon karrierën e saj si “DJ”. Ajo konsiderohet si një nga femrat më seksi që ushtrojnë këtë profesion. Me 2.8 milionë ndjekës në “Instagram”, Ivana mbetet shumë e popullarizuar në rrjet, duke dhuruar si zakonisht shou me postimet e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “City Lights”. Kënga u publikua në kanalin e saj në YouTube nën emrin e artistes Knolldoll. Në videon tre minuta e gjysmë, ajo shfaqet me veshje të ndryshme.
Disa nga 11,000 abonentët e saj mbushën komentet në YouTube me mesazhe mbështetjeje për këngën dhe videon shoqëruese. Ndër komentet më të shumta ishin:
- “Uau! Bravo Ivana!”
- “Duam më shumë këngë.”
- “E dua!”
- “E mrekullueshme, je një legjendë.”
- “Muzikë e shkëlqyer, video e mrekullueshme.”
PANORAMASPORT.AL
