Nga vdekja e nënës te atentati ndaj babait të saj, Ivanka Trump ndan përvoja emocionuese: “Përvojat më kanë mësuar të mos marr asgjë si të mirëqenë”
Ivanka Trump ka dhënë një rrëfim të veçantë, gjatë të cilit nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Në një intervistë për mediat e huaja, ajo foli për vdekjen e nënës së saj, duke u ndalur te beteja me sëmundjen, si dhe te tentative për vrasje ndaj babait të saj, Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në podcastin “Ditari i një CEO”, 44-vjeçarja u shpreh mes emocionesh se kishte pasur një jetë të lumtur. “Nëna ime më mësoi të jap maksimumin në çdo gjë që bëj,” tha ajo.
Ivanka Trump foli gjithashtu për ndikimin e madh që ka humbja e një prindi, sidomos në mënyrë të papritur. Ajo e lidhi këtë edhe me periudhën e COVID-19, e cila, sipas saj, u ka privuar familjeve shumë momente.
“Nëna ime më mësoi shumë se si ta dua atë që bëj. Përpiqem të mos qaj më. Humbja e një prindi ndjehet ndryshe për mua, veçanërisht në mënyrë të papritur, sidomos pas COVID-it, i cili na mori kaq shumë vite,” shtoi ajo.
Gjatë intervistës, ajo përmendi edhe gjyshen e saj, Marie Zelníčková, me të cilën jeton aktualisht në Florida, duke theksuar se ajo është e pazëvendësueshme për familjen.
Ivanka ndau edhe sfidat shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili është përballur dy herë me kancer në tiroide. Ajo tregoi se kjo periudhë, së bashku me humbjen e nënës, e shtyu të kërkonte ndihmë përmes psikoterapisë.
“Sapo isha larguar nga Uashingtoni. Jaredit iu diagnostikua kanceri i tiroides për herë të dytë dhe më pas nëna ime vdiq,” tregoi ajo mes lotësh.
Një tjetër moment emocionues ishte kujtimi i atentatit ndaj të atit në Butler, Pennsylvania, në korrik 2023. Ivanka tregoi se e kishte ndjekur ngjarjen në kohë reale nga një klub golfi në New Jersey, duke përjetuar frikë dhe ankth për jetën e tij. Megjithatë, ajo u shpreh se kishte ndjerë menjëherë se ai do të ishte mirë.
Në përfundim, Ivanka Trump nënvizoi se përvojat e saj i kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë, duke theksuar vlerën e çdo momenti me familjen dhe të dashurit.
